Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Polemika në Niko Dovana, dritat fiken sërisht para penalltisë: Teuta merr kreun, Vora zhytet më tej në krizë

Teuta ka bërë lëvizjen e saj në javën e katërt të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Vorën 1-0 në “Niko Dovana” dhe duke u ngjitur e vetme në krye të kampionatit.

Lapsi.al 12 September 2026

Teuta ka bërë lëvizjen e saj në javën e katërt të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Vorën 1-0 në “Niko Dovana” dhe duke u ngjitur e vetme në krye të kampionatit. Për skuadrën e Edlir Tetovës, fitorja nuk ishte vetëm një tjetër trepikësh, por edhe një konfirmim i një starti shumë pozitiv të sezonit.

Durrsakët e nisën ndeshjen më kërkues. Doçi provoi dy herë të zhbllokonte rezultatin, ndërsa Vora pati një moment të rëndësishëm në minutën e 31’, kur kërkoi penallti. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari kryesor Myrtja rishikoi vendimin dhe nuk akordoi 11-metërsh për skuadrën e Arjan Bellait. Teuta e gjeti avantazhin në momentin më të përshtatshëm të pjesës së parë. Në shtesën e saj, konkretisht në minutën 45’+2, Umejiego përfitoi nga një aksion i ndërtuar nga Sherif Kallaku dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës së Tetovës avantazhin përpara pushimit.

Pjesa e dytë solli më shumë ekuilibër dhe raste për të dyja skuadrat. Vora nuk u dorëzua dhe në disa momente iu afrua golit të barazimit, duke mbajtur gjallë shpresat për të dalë me pikë nga Durrësi.

Por sfida mori një tjetër drejtim në momentet vendimtare. Teuta fitoi një tjetër penallti dhe këtë herë nuk pati vend për gabim. Pedro u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren e vendasve dhe duke i dhënë ekipit të tij tre pikë të tjera.

Në përfundim të katër javëve, Teuta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe merr kreun e kampionatit. Për Vorën, situata është krejt tjetër: skuadra mbetet me 3 pikë në vendin e shtatë, duke vijuar një nisje të vështirë sa i përket rezultateve. Fitorja 1-0 në “Niko Dovana” i jep Teutës jo vetëm kreun, por edhe një tjetër sinjal të fortë në garën e hershme të kampionatit, ndërsa Vora duhet të gjejë shpejt një mënyrë për të reaguar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI