Flash

Policia e Kosovës: 3 protestues të shoqëruar, 11 qytetarë dhe 6 efektivë të lënduar

Lapsi.al 5 October 2026

Policia e Kosovës: 3 protestues të shoqëruar, 11 qytetarë

Kur duket se protesta e mbajtur në Prishtinë është shpërndarë, policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, lidhur me situatën e krijuar para Kuvendit.

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar 3 protestues ndërsa thotë se 11 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në spital si pasojë e lëndimeve nga hedhja e gazitlostjellës. Gjithashtu, sipas frocave të rendit, 6 zyrtarë policorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
 
“Referuar situatës dhe zhvillimeve të ndodhura në orët e mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ku disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre e mjete të forta, ndaj objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, Policia e Kosovës me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe parandalimit të eskalimit të mëtejme të situatës, është detyruar disa herë të veprojë ndaj protestuesve që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur pajisjet e nevojshme policore, gazin lotsjellës përfshirë topin e ujit për shpërndarje të turmës.

Policia e Kosovës, për shkaqe sigurie të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, është detyruar që në intervale të ndryshme kohore të ndalojë për qarkullim lëvizjen e automjeteve në disa rrugë përreth qendrës së kryeqytetit, në zonat ku po zhvillohet protesta.

Si pasojë e protestës dhe zhvillimeve në terren, mosrespektimit të thirrjeve të vazhdueshme policore për qetësi dhe rënies ndesh me ligjin, janë shoqëruar në stacion policor tre (3) persona/protestues, ndaj të cilëve të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj objekteve shtetërore dhe në disa raste ndaj zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë zyrtare, gjashtë (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu, sipas informacioneve të deritanishme njëmbëdhjetë (11) qytetarë/protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilëve po ashtu iu është ofruar ndihma mjekësore, informacione këto të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga zhvillimet.

Policia e Kosovës për asnjë ditë dhe në asnjë rast nuk ka vepruar ndaj protestuesve të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, por ka vepruar vetëm në rastet kur protestuesit kanë shfaqur dhunë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve policorë, të cilët në vazhdimësi përmes komunikimeve me protestues dhe përmes thirrjeve publike, ka vazhduar së apeluari që të protestohet në mënyrë të qetë dhe në suaza ligjore.
 
Protesta edhe në këto orë të vona është duke vazhduar e cila aktualisht është e qetë, përderisa zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, siç e kemi theksuar në vazhdimësi siguria e qytetarëve, siguria e pronës publike e private si dhe mbarëvajtja e protestës së qetë vazhdojnë të jenë interes i Policisë së Kosovës”, - thuhet në komunikatën e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI