Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Presidenti i Këshillit Evropian vjen nesër në Tiranë

Lapsi.al 1 June 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, nis sot turin e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus te procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi me partnerët e rajonit.

 
Vizita e parë do të zhvillohet këtë të hënë në Sarajevë, ku Costa do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe më pas me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Më 2 qershor, Costa do të ndalet në Tiranë. Ai do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, ndërsa pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp rreth orës 12:15. Në axhendë është përfshirë edhe një takim me studentë të Kolegjit të Europës, Universitetit të Tiranës dhe me ambasadorë të rinj.

Po atë ditë, presidenti i Këshillit Evropian do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më 3 qershor, Costa do të vizitojë Prishtinën. Ai do të takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me drejtuesit e partive opozitare. Në fund të vizitës është planifikuar një deklaratë për mediat.

Turi do të vijojë më 4 qershor në Beograd, ku Costa do të zhvillojë takime me presidentin Aleksandar Vuçiç, kryeparlamentaren Ana Brnabiç dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Po atë mbrëmje ai do të udhëtojë në Tivat të Malit të Zi për darkën e liderëve të rajonit.

Më 5 qershor, Costa do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe kryeministrin Milojko Spajiç, përpara nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në përfundim të samitit, ai pritet të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin malazez dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Para nisjes së turit, Costa dha mesazhin e tij për rajonin: “Momenti është këtu. Tani është koha për rezultate”, duke theksuar se angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva e zgjerimit mbeten reale.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI