Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Projektligji kundër "regjimit të Vuçiç" dërgohet në senatin amerikan

Lapsi.al 2 October 2026

Projektligji kundër "regjimit të Vuçiç"


Një propozim dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili lidhet me mbështetjen për sundimin e ligjit, punën e pavarur të institucioneve dhe përcaktimin e përgjegjësisë, i është dërguar të premten Senatit amerikan për shqyrtim. Propozimin e kanë paraqitur së bashku dy senatorë, republikani Chuck Grassley dhe demokrati Richard Blumenthal.

Në uebfaqen e Senatit thuhet se propozimi i ligjit është dorëzuar në procedurë, ndërsa vetë teksti ende nuk është publikuar. Para se një ligj të mund të miratohet nga Kongresi, ai duhet të kalojë paraprakisht si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Çfarë i parapriu këtij propozimi?

Në fund të gushtit, propozimin për ligjit në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit e paraqitën kongresistët, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating.

“U jam mirënjohës senatorëve Grassley dhe Blumenthal që e paraqitën propozimin e ligjit ‘Serbia’ në Senat. Regjimi i Vuçiqit po lufton dëshpërimisht për të qëndruar në pushtet. Zgjedhjet në Serbi duhet të jenë të lira dhe të ndershme”, shkroi Ëilson në rrjetin X.

Në propozimin që Wilson dhe Keating paraqitën në Kongres, thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione financiare dhe regjim vizash ndaj aktorëve të dëmshëm që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe ndaj personave që rrezikojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të cilësdo zonë apo shteti në rajon.

Aty thuhet se ka “prapambetje serioze në fushën e demokracisë”, e cila, siç theksohet, është përmendur në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë për vitin 2025. Konkretisht, propozohet që SHBA-ja ta pezullojë dialogun strategjik me Serbinë nëse në këto bisedime nuk trajtohen çështjet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe lidhjet e Beogradit me Pekinin dhe Moskën. Nëse Departamenti amerikan i Shtetit nuk e bën këtë, thuhet në propozim, Kongresi, i cili është përgjegjës për fondet publike, nuk duhet t’ia miratojë buxhetin për funksionimin e tij.

Çfarë është dialogu strategjik?

Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së rinisi me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe infrastrukturës në korrik të këtij viti, një vit e gjysmë pasi të dyja shtetet nënshkruan marrëveshjen e parë strategjike. Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje të këtij lloji me shumë shtete të botës, me synim thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, çështjet e sigurisë dhe politikën e jashtme./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI