Flash

Protesta në Dimal, Divjakë, Klos dhe Përrenjas: Nuk do ta lejojmë shkrirjen e bashkive tona

Lapsi.al 31 July 2026

Në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protesta kundër propozimit të ri të PS për Reformën Territoriale për bashkimin e disa bashkive.

Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive Bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot në shesh për të protestuar banorët e saj. Të organizuar në Pedonalen e qytetit dhe me pankarta në duar, banorët e Dimalit kanë kërkuar që qeveria të mos e prekë këtë bashki. Qytetarët kanë deklaruar se kjo bashki është qyteti ku ata duan të rrisin fëmijët e tyre, është bashkia me prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Qytetarët kanë kërkuar njëzëri që kjo bashki të mos preket nga Reforma Territoriale, jo vetëm për shtrirjen e saj të gjerë dhe numrin e popullsisë, por edhe për vetë antikitetin dhe vlerat historike që mbart. Sipas qytetarëve, bashkimi i saj me Beratin ua vështirëson jetën dhe ekonominë, sidomos fermerëve të Njësive Administrative: Kutalli, Cukala, Poshnje etj. Qytetarët e Dimalit kanë firmosur të gjithë në radhë edhe një peticion kundër kësaj reforme.

Në Divjakë gjithashtu ka protesta, të cilët refuzojnë bashkimin me Lushnjën. Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, u shpreh se ndihet i tradhtuar dhe se ende nuk e beson dot këtë lajm.

Ndërkohë, në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që kundërshtojnë projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.

Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit. Protesta ka gjithashtu edhe në Përrenjas, ku banorët e zonës refuzojnë bashkimin me Librazhdin. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI