
Një pjesë e protestuesve janë rigrupuar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa për momentin nuk raportohen më sulme ndaj forcave të policisë. Efektivët kanë ngritur një kordon përpara Kryeministrisë, ndërsa turma vijon të qëndrojë në bulevard pavarësisht ndërhyrjes së mëhershme me ujë me presion.
Thirrjet politike kanë vijuar në kor, me sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit nuk kanë munguar as ironitë ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi. “Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne. Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh”, është dëgjuar nga turma.