Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Pse doli Rama me Bardhyl Agasin? Berisha thotë se i çoi mesazh SPAK-ut

Lapsi.al 26 May 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas një ceremonie dekorimi të zhvilluar në Durrës, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhe politikisht të rëndë. 

Në deklaratën e tij publike, Berisha pretendon se Rama ka dekoruar Bardhyl Agasin si “qytetar shembullor” të Durrësit, duke e lidhur këtë veprim me, sipas tij, afërsi politike dhe personale me familjen Agasi. Ai përmend gjithashtu edhe Ergys Agasi , për të cilin thotë se Rama i tha SPAK-ut të mos guxojë t'i hetojë pasurinë. 

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se ky dekorim përbën, sipas tij, një mesazh të gabuar për qytetarët dhe institucionet, duke e interpretuar si një formë legjitimimi të individëve të lidhur me krimin e organizuar. 

REAGIMI: 

Miq, pas përgjërimit disa ditë më parë për ‘virgjëreshën e korrupsionit’, Lindën e gjorë të AKSHI-t, Edi Rama kreu dje në Durrës një tjetër akt të rëndë lëpirje publike. Këtë herë ndaj vetë Ergys Agasit, duke dekoruar me pompë dhe salltanet babanë e tij, Bardhyl Agasin, si ‘qytetar shembullor’ të Durrësit, me meritë të vetme ndaj qytetit, kapo-mafian Gysi.
Socialisti i dekoruar nga Rama është babai i Ergys Agasit, koordinatorit famëzi të kartelave më të fuqishme të drogës në Evropë dhe kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t. Gysi famoz akuzohet si organizator i pengmarrjeve dhe zhdukjeve të biznesmenëve e punonjësve në AKSHI- kopshtit privat të Edi Ramës.

Ai është autori i krimeve më të rënda shtetërore, që nga vjedhja dhe eksportimi i të dhënave më private të qytetarëve shqiptarë, e deri te zhvatja e qindra milionë eurove në tendera publikë dhe pasuri publike. Ky është njeriu që mban qindra e mijëra video, regjistrime, foto dhe dokumente komprometuese për Ramën, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit, baxhanakun Armand Frangu e të tjerë. 

Në fakt, nuk dihet nëse Bardhyl Agasi ka përfituar nga pronat dhe pasuritë e vjedhura prej Ergysit, apo nëse ka hapur ndonjë shishe 36 mijë euro Romanée-Conti si Rama me të birin. Por, deri më sot, ai nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka kërkuar kurrë falje që rriti një nga monstrat më të mëdhenj të krimit dhe as nuk ka dënuar krimet e të birit.

Prandaj, dekorimi i tij është një fyerje dhe poshtërim i rëndë. Është fyerje për çdo socialist të ndershëm që sheh se dekoratat e qeverisë shkojnë për familjet mafioze, dhe njësoj është fyerje për qytetarinë durrsake e për çdo shqiptar.

Këtë kreu i meduzës së krimit, Edi Rama, e di shume mirë. Ai e di gjithashtu se kjo dekoratë do të përbënte lajm botëror. Sipas kodit të mafies, ky dekorim u thotë qytetarëve të Durrësit se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz, duke u dhënë mesazhin: ‘Mos guxoni të përçmoni Agasët, sepse ata janë paria e qytetit’. Ky është gjithashtu një paralajmërim i fortë dhe serioz për prokurorinë: ‘Mos guxoni të hetoni apo të kërkoni pasuritë e krimit të Agasit Junior te Agasi Babë (fisniku mafioz i PS-së), sepse do të ndëshkoheni rëndë’. 

Pavarësisht këtij turpi, Edi Rama e ndërmori këtë akt sepse ai dhe familja e tij janë pengje të krimeve të veta, të faktuara dhe të dokumentuara mirë në arkivin e Gysit. Rama beson gabimisht se duke e ngjitur më lart në shtyllën e turpit Agasin Babë, do të arrijë t’i mbyllë gojën Agasit Junior. Drejtesia vonon por nuk harron! #sb 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI