Flash

Operacioni me Antimafien, Klodian Braho: Janë sekuestruar 1 milion euro, biznese dhe llogari bankare

Lapsi.al 26 May 2026

Drejtuesi I SPAK, Klodian Braho gjatë një konference të përbashkët me autoritetet e Antimafias italaine dha detaje mbi operacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, duke deklaruar se janë caktuar 15 masa sigurie. Braho deklaroi se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tjera, përfshirë shoqëri tregtare, automjete dhe llogari bankare.

“Janë caktuar 15 masa sigurimi personale, 10 nga GJKKO në Tiranë. Është një element i këtij rasti jo vetëm goditja e aktivitetit të trafikut të drogës, por edhe goditja e aktivitetet që ka rrjedhur nga kjo veprimtari. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 1 mln euro para në gjendje cash, nga GJKKO në Tiranë pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, shoqëri, automjete dhe llogari bankare”, tha nder te tjera Braho.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI