Flash

Rishpërndarja e dobët e taksave, suficiti buxhetor arrin 550 mln euro në 4-mujor

Lapsi.al 26 May 2026

Vlera e suficitit buxhetor në periudhën janar-prill 2026 arriti në 54 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 86% më e lartë se plani i periudhës dhe 42 për qind më shumë se fakti i 4-mujorit të parë 2025. Në rritjen e suficitit buxhetor, realizimi i të ardhurave më shumë se plani kontribuoi me plus 13,7 miliardë lekë dhe mosrealizimi i shpenzimeve publike sipas programit kontribuoi me 11.4 miliardë lekë.

Vitin e kaluar suficiti buxhetor në këtë periudhë ishte 38 miliardë lekë, por suficiti nuk është gjithmonë i mirë dhe deficiti nuk është gjithmonë i keq.

Ana pozitive lidhet me faktin se paratë e tepërta mund të përdoren për të paguar borxhet e prapambetura. Kjo ul kostot e interesit në të ardhmen dhe krijon hapësirë fiskale për buxhetet e viteve në vijim. Sakaq, agjencitë e vlerësimit (si Moody’s apo Standard & Poor’s) dhe investitorët e huaj rrisin besimin, duke ndikuar në uljen e interesave të huave në të ardhmen.

Por ajo që po ndodh me financat shqiptare është se gati gjysma e suficitit vjen nga pamundësia për të kryer shpenzimet kapitale, duke mos realizuar investimet e planifikuara në rrugë, shkolla, spitale apo digjitalizim. Këto para të mbetura pezull penalizojnë rritjen ekonomike afatgjatë dhe ulin cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Në një kohë që Shqipëria ka rreth 43 për qind të popullsisë në rrezik të varfërisë, nivelet e larta të suficitit tregojnë defekt në shpërndarjen e të ardhurave. Në njërën anë shteti ose është duke mbi-taksuar segmente të caktuara, ose ka dështuar të bëjë rishpërndarjen e parave.

E gjithë kjo dobësi ndodh në një kohë që Shqipëria ka rendimentin më të ulët fiskal për grumbullimin e të ardhurave në raport me ekonominë e saj. Mjaft problematike paraqitet situata edhe në fushën e shpenzimeve, ku përveç dobësisë në realizimin e programit, vlera e abuzimeve në investimet e dokumentuara nga SPAK është e lartë.

Objektet e mëdha të infrastrukturës, të tillë si incineratorët, shpenzuan miliona euro, teksa asnjë objekt nuk punon. Ndërkohë, e gjithë infrastruktura rrugore e sapo-përfunduar me kosto shumë të larta është e dëmtuar rëndë, duke kërkuar miliardë të tjera për riparime dhe mirëmbajtje.

Përvojat buxhetore kanë provuar se një suficit buxhetor i shëndetshëm është ai që vjen nga mirëaministrimi dhe rritja ekonomike e natyrshme, ndërsa suficiti që vjen nga kursimi i fondeve për investime publike shpesh përkthehet në një kosto të fshehur për zhvillimin e vendit./Monitor

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI