Flash

Mega-operacioni/ ‘La Repubblica’: Kush ishte parukieri që u gjet i vrarë dhe i djegur

Lapsi.al 26 May 2026

Parukieri 26-vjeçar nga Barletta ishte zhdukur më 25 prill 2025 dhe trupi i tij u gjet gjysmë i djegur në fshatrat mes Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, katër ditë më vonë.

Nga Chiara Spagnolo, LA REPUBBLICA

Ka një kthesë në hetimet për vrasjen e Francesco Diviestit, parukierit 26-vjeçar nga Barletta. Në fund të një hetimi për vrasje, të rënduar nga metoda mafioze, Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (përmes prokurorëve Daniela Chimienti dhe Ettore Cardinali) kërkoi dhe mori nga gjyqtari 15 masa sigurie. 

Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, SPAK, dhe përveç vrasjes së Diviestit, kishte në fokus një grup të strukturuar kriminal me bazë në Tiranë, i përfshirë në pastrim ndërkombëtar parash nga Italia drejt Shqipërisë.

Hetimet u kryen nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe Skuadra Mobile e Policisë së Andrias. Për vrasjen përfunduan në burg:

-Igli Kamberi, 40 vjeç, shqiptar me banim në Barletta;

-Francesco Sassi, 55 vjeç, nga Minervino Murge;

-Antonio Lanotte, 25 vjeç, nga Barletta;

si edhe Saverio Dibenedetto dhe Nicola Dibenedetto, baba e bir, 58 dhe 21 vjeç, nga Barletta.

Mes provave të paraqitura nga Antimafia e Barit për mbështetjen e kërkesave për arrestim ka edhe disa video të regjistruara nga kamera të ndryshme sigurie. Pamjet tregojnë momente para dhe pas krimit, si edhe ato pas gjetjes së trupit, i cili u identifikua falë analizës së ADN-së, të krahasuar me atë të familjarëve të viktimës.

Disa detaje, si një tatuazh dhe prania e një byzylyku, kishin bërë që që në fillim të dyshohej se viktima ishte pikërisht Francesco Diviesti.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI