Flash

Rama dhe Berisha bëjnë "Xing" në Rinas

Lapsi.al 27 September 2026

Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas ka bërë bashkë këtë të diel, të paktën për nga vendndodhja, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Dy drejtuesit politikë janë gjendur në Rinas në të njëjtën kohë, por për arsye dhe angazhime të ndryshme.

Kryeministri Rama ndodhej në aeroport pas mbërritjes nga SHBA dhe nga ku po përcillte mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë për çështjen e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Ndërsa, Berisha mbërriti në sallën VIP për t’u nisur drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Këshillit të Europës.

Vizita e tij përkon me sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), punimet e së cilës zhvillohen në Strasburg nga 28 shtatori deri më 2 tetor 2026.

Për 5 ditë, parlamentarë nga vendet anëtare të Këshillit të Europës do të mblidhen për të diskutuar një sërë çështjesh të aktualitetit europian.

Në fokus të sesionit pritet të jenë tema që lidhen me të drejtat e njeriut, standardet demokratike dhe forcimin e shtetit të së drejtës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI