Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rama kthen në rresht kamikazin Bolino, që shpall fundin e protestave njësoj si atë të Berishës

Kamikazët mediatikë nuk shohin dhunën shproporcionale të policisë, por fajësojnë protestuesit

Lapsi.al 3 July 2026

Efekti i parë i dhunës kundër protestuesve, që urdhëroi Edi Rama, po ndihet menjëherë. Ushtarët e devotshëm po rikthehen në rresht, pasi hezituan për disa ditë të vërsuleshin kundër të rinjve manifestues ashtu si[ kanë bërë me [do kritik tjetër të këtij regjimi. Shembulli më i mirë për këtë është italo shqiptari Carlo Bolino, emri i të cilit shfaqet në të gjitha dosjet korruptive nga ajo e inceneratorëve tek ajo Balluku. Fillimisht Bollino u shtir si i barazlarguar ndaj revolucionit të flamingove që u identifikua me thirrjet "Rama n'burg, Berisha n'burg".

Por sapo provokimi i Edi Ramës për ta kanalizuar konfiktin drejt dhunës, duke arrestuar, goditur me shkopinj gome të rinj të pambrojtur dhe nxjerrë në sheshe gazin lotsjellës, Bolino u rikthye në istikam. Ja se ['shkruan ai në editorialin e fundit me titull: “Revolucionarët” i marrin dhunën Berishës duke shënuar fundin e tyre si ai. "Kushdo që pretendon të marrë pushtetin duke anashkaluar votën e qytetarëve është ose një përmbysës i rendit kushtetues, ose një puçist. Dhuna "alla Berisha", në të cilën po degjeneron protesta fillimisht paqësore e flamingove, është një arsye tjetër për të dënuar këta "revolucionarë" të rrjeteve sociale, të shfaqur nga hiçi, të cilët jo vetëm pretendojnë të uzurpojnë rolin e zgjedhësve dhe të qeverisë, por tashmë edhe atë të opozitës e madje edhe të mbrojtësve të flamingove".

Pra, ai mezi pret të shpallë fundin e protestës. Së dyti i krahson me Berishën ata që e kanë shkrur në Ballë se janë kundër liderit të PD. Dhe më kryesorja ai është verbëruar për të parë se cili qëndron në gjenezën e dhunës, qytetarët që gjuajtën në mënyrë simbolike ndonjë vezë dhe rrethuan parlamentin, apo policinë që masakroi njerëz të pambrojtur, madje edhe duke i gjuajtur me shkopa gome pasi i kishte neutralizuar (foto lart).

Pra duke provokuar dhunën Edi Rama e arriti suksesin e parë të këtyre 30 ditëve: ai ktheu në shërbimin e përhershëm kamikazët e vet që menduan se këtë radhë mund të hiqeshin si të pavaruar. Dhe Bolino u rikthye në rolin e zakonshëm: si atëherë kur manipulonte ngjarjen duke thënë se Klodian Rasha u vra pasi ishte i armatosur.

LAPSI.AL    

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI