Flash

Rama: Protesta ishte një dhuratë e madhe, Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje

Lapsi.al 24 August 2026

Pas përfundimit të mbledhjes me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama deklaroi në një lidhje ‘live’ në Facebook se protestat që vijojnë për 86 ditë, kanë sfiduar realisht qeverinë e tij. “E kuptoj shumë mirë që ajo çfarë ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një pjesë të një lumi të kësaj qeverisjeje dhe të raportit të qytetarit me shtetin, me qeverisjen“, tha Rama, ndërsa theksoi se “qeverisja do të përmirësohet dhe duhet të përmirësohet, sepse në të kundër nuk ka asnjë arsye te vazhdojë”. Sipas kryeministrit, protesta ka qenë një “dhuratë” dhe një sfidë reale për mazhorancën socialsite.

“Ka qenë e vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur, për të fituar atë që na ka munguar për një kohë të gjatë, se nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht dhe kjo protestë na ka sfiduar realisht”, tha ai. Kryeministri ka deklaruar më tej se Shqipëria, sipas tij, nuk ka qenë kurrë më mirë, më e vlerësuar dhe se nuk ka qenë një vend në shitje.

Edi Rama: E kuptoj shumë mirë që ajo çfarë ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një pjesë të një lumi të kësaj qeverisjeje dhe të raportit të qytetarit me shtetin, me qeverisjen, por jam i bindur se, siç e kam thënë që në krye të herës, ata që do të dalin më të fortë nga kjo vorbull do të jenë qytetarët.

Qeverisja do të përmirësohet dhe duhet të përmirësohet, sepse në të kundër nuk ka asnjë arsye te vazhdojë. Ka qenë e vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur, për të fituar atë që na ka munguar për një kohë të gjatë, se nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht dhe kjo protestë na ka sfiduar realisht.

Jo kjo që vazhdon, se kjo që është, nuk kam interes të flasë. Është një konglomerat që ka të gjithë të drejtën e vetë të vazhdojë të ekzistojë dhe, për sa kohë ka, të gjithë karburantin që të ekzistojë. Ne nuk na mjaftojnë ato që janë bërë.

Dua vetëm të mos harroni një gjë të gjithë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e vlerësuar, e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye themelore, sepse Shqipëria nuk ka qenë më një vend në shitje, sepse nuk ka vend në shitje dhe në shitje që mbështetet, që shton mundësitë për njerëzit e vetë dhe që rritet çdo ditë. Të gjitha përpjekjet i kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI