Flash

Rama shpërthen ndaj Mustafa Nanos: Moral nga Muçi që erdhi dhe u shtri në kolltuk...

Lapsi.al 7 June 2026

Kryeministri Edi Rama nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e gazetarit Mustafa Nano për çështjen e protestave ndaj projektit të Zvërnecit. 

Në një takim që mbajti me socialistët në Elbasan, Rama shigjetoi të gjithë gazetarë dhe blogerë që po dalin në protestë. 

“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lek në dorë. Vijnë këtej dhe u qajnë hallit flamengove…” – tha Rama që ishte më i ashpër me Mustafa Nanon.  

“Moral nga Mustafa Nano? Që erdhi në zyrën time u shtri në kolltuk dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, - tha Rama. 

Ish-ambasadori Mustafa Nano, i cili në 2014 u bë i famshëm me shprehjen "të gjithë qelbësirat bashkë" për të sjellë “Rilindjen” në pushtet i ka këshilluar kryeministrit Edi Rama largimin. 

Në një analizë të shkurtër në MCN, Nano parashikon një largim normal: të japë dorëheqjen, të zhvillojë zgjedhje të reja brenda PS dhe të zgjidhet një lider i ri.

Sipas Nanos, shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që Rama duhet të sundojë vendin me një grup oligarkësh, që janë të vetmit që kanë akses në zyrën e kreut të qeverisë.

Ai thotë se ky fakt i ka çuar shqiptarët në një zemërim, që ka kulmuar me këto protesta masive në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

“Këshilla ime është vetëm një. të mendojë largimin. Jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti, por një ikje normale, të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe ky pastaj njatjeta.

Madje po të dojë të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj le të themi justifikimi, të tipit që “ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua. Unë me mendjen time jam me qindra vite para, ju jeni këtu në vitin 2030” – tha Nano. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI