Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ramadani lë pas turpërimin në dy miqësoret e fundit: "Përfaqësojmë Shqipërinë" 

Ylber Ramadani kërkon një tjetër qasje nga Kombëtarja në Nations League. Mesfushori kuqezi paralajmëron vështirësi ndaj Bjellorusisë

Lapsi.al 21 September 2026

Ylber Ramadani kërkon një tjetër qasje nga Kombëtarja në Nations League. Mesfushori kuqezi paralajmëron vështirësi ndaj Bjellorusisë, por thekson se objektivi është i qartë: Shqipëria kërkon vendin e parë në grup. E qartë është se për Shqipërinë nuk ka më vend për qasje të ngjashme me atë të miqësoreve të fundit, ndaj dhe përballë Bjellorusisë, mesfushori kuqezi kërkon seriozitet maksimal dhe një tjetër mentalitet. “Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara.”

Ramadani ndalet edhe te ideja e lojës së trajnerit, me presing të lartë dhe një Shqipëri që synon ta marrë kundërshtarin më përpara. “Që nga fillimi, trajneri kur ka ardhur, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara”. Sa i përket rolit të tij në formacion, Ramadani tregon se është i gatshëm të pranojë çdo vendim të trajnerit. Për të, interesi i Kombëtares është mbi atë personal. “Këtu jemi në kombëtare dhe përfaqësojmë Shqipërinë. Luajta apo jo, nuk e kam problem. Do i mbështes çunat si brenda dhe jashtë. Vetëm për të arritur objektivin që kemi si skuadër.”

Edhe pse çdo futbollist dëshiron të jetë titullar, mesfushori kuqezi thotë se vendimet i takojnë trajnerit dhe ai do t’i mbështesë ato. “Të gjithë kanë dëshirë që të luajnë dhe përfaqësojnë shtetin e tyre. Këtu zgjedhjet dhe të gjitha i bën trajneri dhe jam 100% me të. Po luajta apo jo, nuk ka problem. Vetëm të fitojmë dhe të arrijmë rezultatin që duam.” 

Në fund, Ramadani vendos theksin te objektivi i Shqipërisë. Sipas tij, futbolli i sotëm nuk lejon nënvlerësimin e asnjë kundërshtari, ndaj çdo ndeshje duhet përballuar me të njëjtin seriozitet. "Nuk ka skuadër të lehtë, të gjithë vrapojnë dhe luftojnë. Secila skuadër mund të surprizojë. Ne kemi objektivin tonë, e ka shprehur dhe trajneri. E shprehim edhe ne. Dëshirojmë të dalim të parët në grup.”

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI