Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Romario shtang gazetaren në intervistën pas barazimit të Brazilit në Botëror: “Kush flet kështu nuk njeh futbollin”

Gjendja e tij shpirtërore ishte e dukshme pas ndeshjes së parë të verdhebluve, kur tregoi mungesë delikatese ndaj një gazetareje shumë të njohur në Brazil, Fernanda Gentil.

Lapsi.al 14 June 2026

Romario mbeti shumë i zhgënjyer nga paraqitja e Brazilit kundër Marokut në Botëror. Ish-sulmuesi kampion bote nuk përdori aspak diplomaci për të kritikuar Seleçaon dhe në mënyrë të tërthortë Carlo Ancelottin, duke iu referuar mungesës së plotë të organizimit të skuadrës. Gjendja e tij shpirtërore ishte e dukshme edhe menjëherë pas ndeshjes së parë të verdhebluve, kur tregoi mungesë delikatese ndaj një gazetareje shumë të njohur në Brazil, Fernanda Gentil. Mjafton të mendosh se ajo ka një profil në Instagram me 8 milionë ndjekës.

Romario i ashpër me Fernanda Gentil

Kjo e fundit përfshiu Romarion në analizën e barazimit 1-1 të skuadrës së Ancelottit kundër një Maroku luftarak. Duke u bazuar te parashikimet e pragndeshjes, gazetarja gjatë emisionit Zona Copa iu drejtua ish-yllit të futbollit me këto fjalë: “Një barazim do të konsiderohej humbje para ndeshjes. A largohemi vërtet me këtë ndjesi humbjeje pas 1-1?”. Përgjigjja e Romarios ishte prerëse: “Fernanda, çështja është kjo: të barazosh ndeshjen e parë të një  Botërori kundër kombëtares së Marokut… kush nuk kupton shumë nga futbolli do të bëjë pikërisht të njëjtin arsyetim si ti. Dhe ne jemi brazilianë”.

Ish-bomberi, praktikisht, e futi Fernanda Gentil në grupin e atyre që sipas tij jo vetëm nuk i njihnin cilësitë e Marokut, por as nuk e kishin parë ndeshjen. Brazili në fakt rrezikoi jo pak dhe barazimi në disa raste mund të konsiderohet rezultat pozitiv dhe jo humbje. Me pak fjalë, mund të flitet për një pikë të fituar dhe jo për dy të humbura. Një vizion që ai e shpjegoi më tej kështu: “Maroku, sipas mendimit tim, zhvilloi një futboll më të mirë, më teknik dhe ishte më i organizuar në fushë. Është e qartë se ne kemi lojtarë më të mirë se Maroku, por fatkeqësisht Kupa e Botës, veçanërisht në debutim, mund të sjellë situata të tilla”.

Romario e kritikat ndaj Brazilit dhe trajnerit

Mesazhi u kuptua qartë dhe më pas Romario e plotësoi mendimin e tij në rrjetet sociale. Një ndërhyrje që vendos edhe teknikun Carlo Ancelotti përballë përgjegjësive të tij për një Brazil që nuk u shfaq aspak bindës në aspektin e organizimit të lojës: “Barazim në debutim dhe, po ju them… patëm fat. Mungoi organizimi, mungoi personaliteti dhe u vrapua shumë, por kot. Botërori nuk fal një skuadër që zbret në fushë pa e ditur saktësisht se çfarë dëshiron të bëjë. Rezultati mund të kishte qenë më i keq. Tani duhet të ngremë kokën, të rregullojmë gjërat dhe të luajmë futboll vërtet në ndeshjen e ardhshme”.

Romario i përgjigjjet teknikut Ancelotti për frikën

Nga ana tjetër, edhe në orët para ndeshjes me Marokun, Romarios nuk i kishin pëlqyer fjalët e italianit Ancelotti për nevojën që ndonjëherë të kesh frikë. Legjenda braziliane ishte edhe këtu shumë i drejtpërdrejtë, duke iu referuar përvojës personale: “Nuk kam luajtur kurrë në jetën time kundër dikujt nga i cili të kisha frikë. Në shumicën e ndeshjeve që kam luajtur me klubet dhe kombëtaren braziliane, kam treguar gjithmonë shumë respekt. Ka pasur ndeshje ku as këtë nuk e kam bërë; nuk kisha frikë dhe kisha akoma më pak respekt. Që Brazili të ketë frikë nga dikush, është absurde!”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI