Flash

Sherri në Vlorë/ Rama e zgjidh "talebançe", i sekuestron tokën dy biznemenëve

Lapsi.al 4 September 2026

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një zgjidhje "alla shqiptarçe" konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe vëllezërve Muça në Vlorë, duke deklaruar se toka as u bë shkak për konfliktin do të shpronësohet për interes publik dhe do të kthehet në një aset publik.

“Kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme dhe, sipas ligjit, ta kthejmë në aset publik për të gjithë, një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit, një park i gjallë ku do të mbillen dhe ruhen varietetet autoktone shqiptare dhe ato me përfaqësues të Mesdheut, si dhe do të ekspozohen të gjithë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se synimi është që kjo hapësirë të shërbejë edhe si një simbol bashkimi dhe paqeje.

“Do të kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një territor paqeje nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes, pemës së bekuar të ullirit”, u shpreh kryeministri.

Por përtej përshkrimit romantik që Rama i bën vendimit të tij, kjo zgjidhje personale e konfliktit nga kryeministri e përjashton zgjidhjen institucionale të asaj që ndodhi në Vlorë.

Duke u futur në mes të sherrit me vendimin e tij për shpronësimin e tokës në Palasë, Rama jo vetëm qetëson gjakrat, por shmang një hetim se përse për të njëjtën tokë kishte dy pretendentë me dokumenta pronësie? Si ndodhi që nga hipoteka e Vlorës u krye një mbivendosje e pronës? A nuk duhet ta zgjidhnin gjykatat konflktin dhe t'i jepnin të drejtë njërës apo tjetrës palë për pretendimin mbi tokën? 

Të gjitha këto pyetje mbeten tashmë pa përgjigje, përderisa një mëngjes kryeministri është zgjuar dhe i vuri kapak sherrit me "shpronësimin e pronës" duke i dhënë fund edhe mosmarrëveshjes mes dy miqve të tij biznesmenë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI