Flash

Shpërthimi me tritol i makinës në Elbasan, arrestohet autori

Lapsi.al 7 November 2026

Shpërthimi me tritol i makinës në Elbasan, arrestohet autori

Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku një automjet në pronësi të një punonjëseje të Bashkisë Elbasan u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, kur në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të Alba Duhanxhit, ka ndodhur një shpërthim i shkaktuar nga një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët, të cilat më pas janë përhapur duke shkaktuar dëmtime edhe në një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të saj, sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës. Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia njofton se ka arritur të zbardhë plotësisht dinamikën e ngjarjes, të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI