Flash

Shqipëria me më pak fëmijë, investimet në arsim mbeten nën mesataren e BE-së

Lapsi.al 19 June 2026

Në Shqipëri, numri I fëmijëve po bie, aq sap o bien dhe investimet në arsim dhe mbrojtjen sociale krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto janë disa nga gjetjet e dokumentit më të ri të UNICEF për Shqipërinë, i cili përcakton prioritetet e bashkëpunimit me vendin për periudhën 2027–2031.

Sipas dokumentit, Shqipëria ka rreth 2.4 milionë banorë, ndërsa vetëm 19.1% e popullsisë janë fëmijë nga 0 deri në 17 vjeç, rreth 460 mijë në total. Në vitin 2011, fëmijët përbënin 26.4% të popullsisë. Sipas UNICEF, kjo rënie lidhet me lindshmërinë e ulët dhe emigracionin, ndaj nevojiten më shumë investime për fëmijët dhe të rinjtë.

Ndërkohë vendi ynë ka berë dhe disa përmirësime. Përqindja e fëmijëve që jetojnë në rrezik varfërie ka rënë nga 29.7% në vitin 2019 në 26.6% në vitin 2024. Gjithashtu, ka rënë edhe numri i të rinjve që nuk janë në punë, arsim apo trajnim, nga 27.9% në vitin 2020 në 22.2% në vitin 2024. Edhe vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç ka vazhduar të ulet.

Megjithatë, UNICEF thekson se Shqipëria investon më pak se vendet e Bashkimit Europian. Për arsimin shpenzohen vetëm 2.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e BE-së është 4.6%. Edhe për mbrojtjen sociale vendi shpenzon 9.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja europiane është 20.5%. Nga këto fonde, vetëm 5% përdoren për shërbimet e kujdesit social, ndërsa bashkitë shpenzojnë më pak se 2% të buxheteve të tyre për këto shërbime.

Fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë dhe egjiptianë, si edhe ata që jetojnë në zonat rurale, kanë më pak mundësi për të përfituar nga arsimi cilësor, shërbimet sociale dhe kujdesi shëndetësor.

Edhe pabarazia vijon të jetë një problem. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës mbetet 12.5 pikë përqindje më e ulët se ajo e burrave, ndërsa Shqipëria vazhdon të jetë nën mesataren e Bashkimit Europian për barazinë gjinore.

Të këshilluara

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI