Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Si po fiton qeveria nga rënia e euros

Lapsi.al 11 August 2026

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit po e mban borxhin publik në valutë të huaj pranë niveleve më të ulëta në të paktën një dekadë.

Sipas Ministrisë së Financave, rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, në mesin e këtij viti ishte 40.1%, pothuajse në të njëjtin nivel me fundin e fundin e vitit të kaluar dhe në rënie nga niveli 40.9% i një viti më parë.  

Në vlerë absolute, borxhi i jashtëm neto në mesin e vitit 2026 ishte rreth 5.6 miliardë euro, në vlera afërsisht të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Teprica e borxhit të jashtëm, e shprehur në Euro, shfaqet relativisht e qëndrueshme që prej vitit 2024. Por, ndërkohë efekti i kursit të këmbimit e ka ulur si vlerën e tij në Lekë, ashtu edhe peshën në strukturën e borxhit të përgjithshëm publik.

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka shënuar një rënie me ritme të përshpejtuara gjatë vitit 2026.

Në fund të qershorit, kursi Euro-Lek pësoi një rënie të mëtejshme me 2.7% krahasuar me fillimin e vitit. Rënia është thelluar më tej në gjatë muajve korrik dhe gusht.

Gjithmonë sipas shifrave nga Ministria e Financave, edhe treguesit e tjerë të rrezikut të borxhit publik paraqiten në përmirësim.

Rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik, i shprehur si vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti ndaj totalit, në fund të qershorit arriti në 33.4%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 40.9% i një viti më parë. Ky tregues ka arritur aktualisht në nivelin më të ulët historik.

Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.

Në mesin e këtij viti , maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit më tej në 1179 ditë, nga 1002 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2025. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë.

Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson si të nevojshëm vazhdimin e masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.

Gjithashtu, edhe rreziku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 33.4%, nga 41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në treg vitet e fundit, borxhi publik i Shqipërisë po ndjek një tendencë rënëse, i mbështetur nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit dhe një politikë fiskale më e konsoliduar, me deficite buxhetore më të ulëta.

Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie vitet në vazhdim dhe në mesin e këtij viti zbriti në 54.02% të PBB-së. /monitor 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI