Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Trafik droge nga Amerika Latine/ Apeli lë në burg Aleks Pepën

Lapsi.al 7 July 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimin e Aleks Pepës alias Shkëlqim Pepa kreut të grupit krimninal “Pepa” dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Në paraburgim mbeti dhe i dyshuari tjetër Ilir Lazrin.

Aleks Pepa bashkë me vëllain e tij Jetmir Pepa akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. ndërsa në Shqipëri, përmes vëllait tjetër dhe bashkëpunëtorëve të tyre kanë pastruar miliona euro. Kompania Pepa group në emër të vëllezërve rezulton se ka fituar tendera publikë.

Njoftimi i Apelit:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 07.07.2026, disponoi për çështjen penale nr. 26 akti, datë 29.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve A.P (alias Sh.P) dhe I.L: “Ankim kundër vendimit nr. 41, datë 06.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Marrjen në pyetje të personave të arrestuar A.P (alias Sh.P) dhe I.L, të arrestuar në zbatim të vendimit Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit. 2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasve nën hetim A.P (alias Sh.P) dhe I.L.”, si vijon: 1-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A. (alias Sh.) P. 2-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin I.L.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI