Flash

Adoleshentet dhunuan shoqen, e ëma tregon çfarë ndodhi në shtëpinë ku u bë video

Ngjarja e Fierit ku 3 vajza futën në një banesë shoqen e tyre dhe e rrahën dhunshëm duke filmuar skenën, ka shkaktuar trauma tek e reja dhe shqetësim të thellë te nëna e saj. Ajo tregoi sot në Top Channel...

Lapsi.al 7 July 2026

Ngjarja e Fierit ku 3 vajza futën në një banesë shoqen e tyre dhe e rrahën dhunshëm duke filmuar skenën, ka shkaktuar trauma tek e reja dhe shqetësim të thellë te nëna e saj.

Ajo tregoi në Top Channel se ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të mbyllej shkolla, më 8 qershor.

Nëna e shqetësuar tregoi se vajza e saj 17-vjeçare është dhunuar brutalisht nga tre bashkëmoshataret e saj brenda ambienteve të një banese në qytetin e Fierit.

Vajza ishte ftuar nga shoqet e saj me pretekstin për të sqaruar një bisedë, por takimi ka përfunduar në një akt të rëndë dhune fizike, ndërsa njëra prej tyre filmonte dhe nxiste agresionin.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga prindërit e 17-vjeçares një ditë pas episodit.

Megjithatë, sipas familjarëve dhe fqinjëve, institucionet nuk kanë reaguar me masat e duhura, çka ka bërë që rasti të rikthehet në vëmendje vetëm pas publikimit të videos.

Sipas të afërmve, e mitura me inicialet P.D. kishte ndërprerë shkollën për të ndjekur një kurs parukerie, me synimin për të siguruar një profesion.

Nëna e 17-vjeçares tha se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se tre vajzat të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet: Kam frikë për sigurinë e fëmijëve

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat.

Nëna e 17-vjeçares, me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Pamjet e publikuara në rrjetet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI