Flash

Trumpit nuk i del inati me Çmimin Nobel: Vendim i turpshëm, njollë e pashlyeshme mbi Norvegjinë

Lapsi.al 10 October 2026

Trumpit nuk i del inati me Çmimin Nobel: Vendim i turpshëm,

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen, duke e cilësuar atë si “të turpshëm dhe të sikletshëm”. Reagimi i tij vjen pasi çmimi iu dha këtë të premte ish-gjyqtares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Navi Pillay. 


Disa orë pas shpalljes së fitueses, Trump foli për këtë çështje gjatë një tubimi në Syracuse, në shtetin e Nju Jorkut. Ai tha se nuk kishte dëgjuar më parë për Pillay, të cilës iu referua si një person i panjohur për të.

“Kjo është një njollë e pashlyeshme mbi Norvegjinë”, deklaroi Trump, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara nuk do ta harrojnë këtë vendim”.

Presidenti amerikan nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqen dhe ka kritikuar edhe më parë vendimet e komitetit përzgjedhës. Në vitin 2025, ai reagoi gjithashtu pasi çmimi iu dha udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI