Flash

Zelensky kundër SHBA: S'po na ndihmoni, me Rusinë jeni duke bërë bizes

Lapsi.al 9 October 2026

Zelensky kundër SHBA: S'po na ndihmoni, me Rusinë jeni duke

Presidenti Volodymyr Zelensky ashpërsoi tonet kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar se nuk po e ndihmonin Ukrainën. Deklarata erdhi pas bombardimeve të rënda të Rusisë në qytetin e Kramatorskut, ku mbi 30 persona humbën jetën pas shënjestrimit të dy autobusëve civilë, dhe në lindje të Kievit, ku u vranë të paktën 22 vetë pas goditjes së një pallati.

Sipas Zelenskit, rreth 78 vetë kishin humbur jetën dhe rreth 215 të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë valës masive të sulmeve me dronë e raketa dy ditët e fundit, përfshirë edhe 3 viktimat e shënuara në sulme të reja në Dnipropetrovsk dhe Ivano-Frankivsk. Presidenti ukrainas kritikoi përpjekjet e Uashingtonit për të vendosur lidhje ekonomike me Moskën, ndërsa i bëri thirrje SHBA-së të pranojë kërkesën e Kievit për të zgjeruar qasjen ndaj shërbimit satelitor Starlink. Kjo, sipas Zelenskit, do të ndihmonte Ukrainën të godiste raketahedhëset ruse.

 
 “Po ku është e vërteta këtu? Ku është ndershmëria? Ku është ngërçi? ... Kjo quhet mungesë vullneti. Nuk mundesh, nga njëra anë, të negociosh me rusët për projekte të ardhshme ekonomike dhe, nga ana tjetër, të thuash se ndodhemi në një lloj ngërçi diplomatik. Hapeni Starlink-un për Ukrainën. Ju e hapët kur po reagonit ndaj Iranit... Unë e kam thënë hapur: na e vini në dispozicion, na ndihmoni të mbrojmë hapësirën tonë ajrore dhe të vendosim epërsinë atje. Atëherë Putini do të ulet në tryezën e negociatave.”

Sipas Reuters, zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë, përfshirë të dërguarin e posaçëm të SHBA-së në negociatat Rusi-Ukrainë, Jared Kushner, kanë zhvilluar bisedime lidhur me përfshirjen e një investitori amerikan në projektin e gazsjellësve Nord Stream, përmes të cilëve gazi rus transportohej drejt Gjermanisë përpara se Moska të niste luftën në Ukrainë. Zelensky bëri të ditur se negociatorët ukrainas do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të premten dhe të shtunën për të zhvilluar bisedime. Ai i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, të shtojë presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI