Flash

U arrestua në Greqi si vrasës serial, marrin kthesë hetimet 43-vjeçarin shqiptar

Lapsi.al 6 November 2026

U arrestua në Greqi si vrasës serial, marrin kthesë hetimet

Kthesë kanë marrë hetimet pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të një 43-vjeçari shqiptar, i dënuar si autor i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 2020 në Greqi dhe i dyshuar si vrasës me pagesë.

Fillimisht, ai u identifikua si Nikolin Pali, 43 vjeç, i njohur në Greqi si Niko. Policia greke tha se, veç vrasjes së dyfishtë, ai kërkohej edhe në Shqipëri për “vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës në Greqi iu gjetën pistoleta dhe granata.

Burime pranë policisë greke bëjnë me dije se i arrestuari dyshohet të jetë një person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Fran Preldakaj, alias Zef Preldakaj, 44 vjeç.

Policia ka nisur një hetim të thelluar për të dyshuarin, pasi informacionet në rrugë operative e përfshijnë në ngjarje të rënda kriminale në të dyja shtetet dhe, për këtë, po hetohen disa ngjarje të viteve të fundit./ TCH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI