Flash

ZDF reportazh në Shqipëri: Projekti i Ivankës që nxiti protestat

Lapsi.al 1 July 2026

Televizioni publik gjerman, ZDF i ka kushtuar një reportazh asaj që po ndodh në Shqipëri. Gazetarja gjermane thotë se një projekt gjigant hoteli luksoz po shkakton zemërim në mesin e popullsisë. 

Sipas saj, ky projekt kërcënon të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme një rezervë natyrore unike dhe ekologjikisht të paçmueshme. 

“Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, e zbuloi vetë këtë perlë të Mesdheut disa vjet më parë, duke notuar dhe duke hipur në një jaht luksoz. Tani, bashkëshorti i saj, Jared Kushner, partner në një fond pasurish të patundshme me vlerë shumë miliardë euro, planifikon të investojë disa miliardë euro në zhvillimin e turizmit luksoz, me mbështetjen aktive të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe miratimin e heshtur të opozitës së udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berishë.

Por rezistenca e ashpër po rritet në mesin e popullsisë shqiptare. Nën sloganin "Shqipëria nuk është në shitje" dhe me simbolin e tyre, një flamingo rozë, mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, dolën në rrugë. Një formë e re proteste po zhvillohet, në të cilën jo vetëm që partitë opozitare dhe qeveritare në parlament përplasen me dhunë nën akuza të ndërsjella për korrupsion, por të rinjtë shqiptarë po kërkojnë gjithashtu kthimin e shtetit” – thuhet në dokumentar, videon e të cilit e keni më poshtë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI