Flash

VIDEO/ Ilir Shaqiri dhe vajza e tij 11-vjeçare, konkurentë në spektaklin italian të Canale 5

Lapsi.al 8 November 2015
VIDEO/ Ilir Shaqiri dhe vajza e tij 11-vjeçare, konkurentë në

Emily dhe babai i saj, balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, janë shfaqur mbrëmjen e së shtunës në versionin italian të “Tu si que vales”. Fillimisht, performancën e ka nisur vogëlushja dhe më pas në skenë u ngjit balerini, të cilin publiku shqiptar e njeh si kryetar të jurisë së “Dancing With the Stars”. Reagim të menjëhershëm pati Maria De Filippi, anëtare e jurisë e cila kujtoi disa nga programet ku Iliri ka bashkëpunuar me Mediaset. Pas performancës, balerini i cili ka krijuar familje me një italiane, tha së vajza e tij prej dy vitesh studion balet dhe se në këtë spektakël kishte ardhur vetëm për një arsye. Emily, rrëfeu se interpretimi i saj i dedikohej Rudy Zerbi-t, anëtarit më të vështirë të jurisë, të cilit kishte vendosur t’i zbuste zemrën. 

Të këshilluara

Sinan Hoxha bëhet baba?

Ky është lajmi që ka dalë së fundi për këngëtarin e muzikës popullore i cili u martua pak muaj më parë me 22-vjeçaren Andrra Destani. Sinan Hoxha, sipas faqes A...

11:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI