Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Julian Deda i del në mbrojtje Jolezës?

Lapsi.al 10 February 2016
Julian Deda i del në mbrojtje Jolezës?

Një reagim për Kokën e të rinjve socialistë e pati dhe një nga demokratët më aktiv të mediave sociale. Aktori Julian Deda u duk sikur i doli në mbrojtje 25-vjeçares e cila pak ditë më parë ngriti një furtunë sharjesh e ofendimesh, pas fjalimit të komentuar "tapë", nga bashkëmoshatarët e saj. Por, nëse lexon më poshtë se fjalitë e para ku Julian Deda shpreh habinë me ata që iu sulën, kupton se e gjitha është një ironi, ku këshilltari demokrat përpiqet të heqë paralele mes Jolezës dhe "modelit" të saj, kryetarit Veliaj. Ja çfarë shkruan aktori në facebook:

"Nuk e kuptoj pse i jeni versulur te gjithe me statuse dhe jo vetem, asaj çupes se FRESSH..?!? Çfare populli jeni more aman? Çfare tha ajo, qe te meritoje kete ortek fjalesh dhe talljesh? Le ta riformulojme situaten.

Ajo ishte pak e pire, e çfare pasaj? Ajo tha se fjeti diku dhe u zgjua diku tjeter, edhe çfare pastaj? Ajo çuditi edhe ministrin me ato qe tha, duke na vertetuar se edhe mund te jene fjale dhe situata qe askush nuk ka degjuar te flitet per to ose ne gjuhe popullore rrena. Pra ajo genjen, e ku qendron problemi ketu? Pse, vetem per kaq duhet shenjestruar nje çupe, qe duke qene e komanduar ndoshta i lind si nevoje per te bere kete performancen alla Erion, medemek si vajze e lirshme. U çuditet ju? Po ajo eshte logjika, me te cilen funksionon i gjithe sistemi i burimeve njerezore ne ate organizate, nen moton "ha, pi, fli dhe boj qef. Osht i sham ai qe punon".

P.s. Kur pash fytyren e Tahirit, po mendoja qe, kush e di sa here e ka bere ate fytyre ne mbledhjet e PS kur fliste Eri...!?!" - përfundon Julian Deda.

Të këshilluara

Shikoni si dukej Mulliri shtatzënë

Personazhi i komentuar i mediave sociale ka sjellë në vëmendje kohën kur ishte 8 muajshe shtatzënë me djalin e saj, Ibrahimin. At&...

09:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI