Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ledioni djeg shaminë e beqarit, Vjollca i bashkohet në valle

Lapsi.al 17 February 2016
Ledioni djeg shaminë e beqarit, Vjollca i bashkohet në valle

Festa e 18-vjetorit të Top Albania Radios ka rezervuar surpriza të këndshme për të pranishmit. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga mbledhja e stafit të Top Medias në Folie Tarrace, tashmë kanë dalë në dritë detaje të reja. Veç asaj që u komentua si pajtimi i Ledionit me Arbanën dhe Xhemin, atë mbrëmje thuhet se i fejuari i trashëgimtares, Sara Hoxha, ka djegur shaminë e beqarit.

Atmosfera festive i ishte besuar stafit të Portokalli dhe në momentin kur Salsano Rapi ka qenë duke kënduar këngë të Shqipërisë së mesme, prezantuesi i “The Voice”, i kërkoi kolegut të tij të këndojë “Shaminë e beqarit”. Por, Salsano nuk ka dashur të nxitohet dhe i është përgjigjur se duhet të marrë leje nga “e madhja” (Vjollca Hoxha). Siç tregojnë të pranishmit, në këtë çast Presidentja e Top Medias është ngritur duke qeshur dhe të gjithë ia kanë marrë valles, shkruan “Who”. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI