Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Eneda Tarifa: Nuk ndjehem përgjegjëse nëse dështoj në Eurosong

Lapsi.al 27 February 2016
Eneda Tarifa: Nuk ndjehem përgjegjëse nëse dështoj në

Shqipëria në Eurovizion këtë vit do të përfaqësohet nga një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare. Megjithatë, edhe zgjedhja e Eneda Tarifës dhe këngës “Përrallë” për të marrë pjesë në këtë event nuk kanë kaluar pa polemika. “Gjykimet nisën që kur u fitua çmimi, kështu që unë jam tashmë e gjykuar dhe e paragjykuar. Por mua kjo pjesë nuk më shqetëson, jam e përgatitur. Dua që me thjeshtësi dhe përulësi të bëj punën time, pa u bazuar tek asnjë nga gjykimet”, tregon këngëtarja për “Bluetooth”. Ndërsa na zbulon pritshmëritë që ka nga kjo garë, Eneda sqaron edhe keqkuptimin e madh se kënga “Përrallë” po punohej nga artisti i njohur britanik Robbie Williams.

Eneda, do të na përfaqësosh në skenën e Eurovizionit dhe sipas sondazheve je favorite për të fituar. Megjithatë ke thënë se nuk u beson sondazheve?

E mendoj vërtetë, që nuk duhet të bazohemi në sondazhe, sepse edhe vjet, edhe parvjet ne kemi dalë të parët nëpër sondazhe, por nuk do të thotë asgjë. Ai është një kompeticion edhe artistik edhe politik dhe është shumë i vështirë, nuk është i kollajtë. Sondazhet kanë treguar se nuk janë asgjë kur vjen puna për përfundimin final.

Çdo vit, këngëtaret që na përfaqësojnë në Eurovizion janë gjykuar. Ti i trembesh?

Sigurisht, kanë filluar gjykimet. Gjykimet nisën që kur u fitua çmimi, kështu që unë jam tashmë e gjykuar dhe e paragjykuar. Por mua kjo pjesë nuk më shqetëson, jam e përgatitur. Dua që me thjeshtësi dhe përulësi të bëj punën time, pa u bazuar tek asnjë nga gjykimet personale, vetjake, profesionale, që kanë apo s’kanë shije, këngën apo muzikën, apo mua si person. Unë dua të bëj punën time dhe ta konsideroj këtë si një eksperiencë shumë të mirë për veten dhe karrierën time. Do bëj të pamundurën për të gjithë, edhe për ata që nuk më përkrahin edhe për ata që vjellin. Kjo është puna ime dhe unë do ta bëj njëlloj.

Çfarë pritshmërish ke?

Unë nuk kam fare pritshmëri. Realisht ai është festivali i të papriturave.

Kemi lexuar që kënga jote po punohet nga Robbie Williams, të paktën kështu është interpretuar një status i Elton Dedës, por ti e ke mohuar…

E vërteta është ajo që kam thënë. Do të më pëlqente të ishte e vërtetë, por të mos fantazojmë kaq shumë, të rrimë me këmbë në tokë. Robbie ka shumë punë të tjera në duar, nuk mund të merret edhe me këngën shqiptare në Eurovizion, kur kërkesat e tij janë shumë më lart se Eurovizioni. Me këngën po merret producenti i tij, Jerry Meehan, i cili thjesht e ka vënë në dijeni si mik për produktin shqiptar që ka në dorë. Do të ishte ëndërr edhe që ne ta takonim Robbie-n gjithsesi.

Pse nuk zgjodhe një producent të njohur për të punuar këngën?

Nuk e zgjodha unë, por kompozitori. Çfarë ndryshimesh do të ketë kënga? Ndryshimet janë në frymën e këngës dhe në ajrin e përgjithshëm, europian dhe britanik të këngëve moderne. Nuk do ketë ndryshime rrënjësore.

Nëse nuk arrin finalen, dështon, do ndjehesh përgjegjëse?

Aspak, fare! Nuk ka lidhje me përgjegjësinë time, apo me cilësinë e këngës. Unë po ju them që cilësia e këngës është gjë tjetër, ajo që është e rëndësishme është votimi, gjithçka varet nga votimi./GSH

Të këshilluara

Çiljeta sqaron foton me policinë

Lajmi se këngëtarja e njohur kishte parkuar makinën gabim dhe për këtë ishte ndëshkuar nga policia me sa duket nuk ësht&...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI