Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shqiptarja.com reagon pas përgënjeshtrimit të Ardit Gjebreas: Ja kush është gazetari që u takua me ju!

Lapsi.al 3 March 2016
Shqiptarja.com reagon pas përgënjeshtrimit të Ardit Gjebreas: Ja

Një shkrim i botuar sot në të përditshmen "Shqiptarja.com", duket zhvendosi vëmendjen nga debati mbi rrëfimin e Marjan Rrokajt, tek reagimi i Ardit Gjebreas pas kritikave në publik.

“Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm. Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të. Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejen nga autoritetet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë. Mirëpo ju siguroj se edhe neso do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, siç dhe ndodhi. Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi. Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë, në rubrikën 24 orë”, citonte Ardit Gjebrean, Shqiptarja.com.

Shkrimi i gazetës u përgënjeshtrua më vonë nga moderatori i "E diela Shqiptare" me një status në facebook:

"Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me...?

Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!

Nejse, me jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon."

Por, pa u vonuar Shqiptarja.com ka nxjerrë në skenë autorin e shkrimit, gazetarin i cili pasi ka biseduar me Arditin, bëri dhe një foto.

"Sigurisht që z.Ardit Gjebrea, dje ka bashkëbiseduar me gazetarin e “Shqiptarja.com”. Siç edhe e kam shpjeguar në shkrim, ku kam pasqyruar dhe opinionin e Z.Gjebrea për intervistën e tij televizive me Marjan Rrokun, moderatori ka qenë në punë e sipër duke kryer xhirime për rubrikën “24 orë me…”, ku personazh ka lypësit në Tiranë. Të paktën, kështu siç më ka deklaruar. Sigurish që i jam prezantuar si gazetar dhe ai më ka mirëpritur. Kushtet ku është zhvilluar bashkëbisedimi (jo intervistë standarde pyetje-përgjigje), kanë qenë në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë bashkëbisedimit për çështjen e intervistës së tij me të dënuarin me burg përjetë Marjon Rroku, z.Gjebrea ka dhënë opinionin e tij mbi këtë çështje, (jo intervistë) dhe më pas jemi përshëndetur sërish duke u ndarë miqësisht. Para se t'i jepnim dorën njëri-tjetrit, me kërkesën time kemi bërë dhe fotografi." - shkruan gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno.

Të këshilluara

Monica Bellucci ka prejardhje shqiptare

E kemi parë dhe shumë meshkuj e kanë dëshiruar për bukurinë e saj, por kurrë nuk e kanë kuptuar që origjina e saj është shqiptare. Bëhet fjalë për modelen dhe ...

22:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI