Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Si përfitoi Eneda Tarifa në Festivalin e TVSh-së

Lapsi.al 5 March 2016
Si përfitoi Eneda Tarifa në Festivalin e TVSh-së

Pak pasi Eneda Tarifa ka regjistruar në Londër këngën “Përrallë”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian në Stokholm të Suedisë, zbulohet e vërteta e fillesës së këtij projekti muzikor. Sipas burimeve tona brenda Festivalit të RTSH-së, autorja e këngës Olsa Toqi e kishte krijuar këngën për artisten e re, Semi Jaupaj. Toqi kishte menduar Japupajn zërin e duhur për ta interpretuar dhe për ta përballuar këngën live. Por pasi e dëgjoi krijimin, Semi refuzoi të merrte përsipër interpetimin pasi nuk ra dakord me disa elementë të “Përrallë”. Duke mos gjetur gjuhën e përbashkët me autoren, Semi u tërhoq nga pjesëmarrja në festival. Emri i dytë pas Semit për këngën ishte Eneda Tarifa, njëkohësisht moderatore e spektaklit të humorit “Portokalli”. Për këtë detaj nuk është folur asnjëherë në media, ndërkohë që në Eurosong kënga do të vijë e ndryshuar. Nën titullin anglisht “Fairytale Love”, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion në muajin maj. Story.al

Të këshilluara

Mblidhet sërish Këshilli i Ndrikullave

Nëse kishit menduar se pas vdekjes së Sadnës, "Bidai" mbaroi, jeni gabuar! Ja ku vazhdon seria shqiptare e atyre të vetëquajtura shtriga... nga e majta në të dj...

22:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI