Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shpenzimet luksoze të vajzës së deputetit Koço Kokëdhima

Lapsi.al 9 March 2016
Shpenzimet luksoze të vajzës së deputetit Koço

Bora Kokëdhima, vajza e mesit e deputetit socialist, pavarësisht popullaritetit të të atit, drejton prej kohësh biznesin e saj të veshjeve. 28-vjeçarja e cila në modë njihet si "Savage" ka marrë përsipër kurimin e imazhit të Eneda Tarifës në Eurovision. Mirëpo prezantimi sa më dinjitoz i krijimeve të saj, duket se i ka kushtuar shumë Borës. Gazeta Tema është ajo që ka zbuluar, ato që i quan shpenzime të shfrenuara luksi të vajzës së Koço Kokëdhimës. Për të realizuar fotot në Theth me këngëtaren Tarifa, stilistja ka marrë me qera një helikopter i cili minimalisht, sipas gazetës, kushton mbi 1000 euro. Ndonëse Bora Kokëdhima është zgjedhur të kurojë veshjet e Enedës për përfaqësimin e Shqipërisë në një festival, pjesëmarrja në të cilin sponsorizohet nga taksat tona, Tema lë të kuptohet se Bora ka investuar para ekstra për "eksperitën" në Veri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI