Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Arsyet/ Sfondi seksual i shpërthimit të Alketës

Lapsi.al 15 March 2016
Arsyet/ Sfondi seksual i shpërthimit të Alketës

Pse shpërtheu Alketa Vejsiu në premierën e “Your face sounds familiar” ndaj këngëtarit korçar Endri Prifti? Kjo pikëpyetje që ka gëluar gjatë gjithë ditës së sotme në rrjet, mund të marrë përgjigje vetëm duke riparë atë që ndodhi. Dhe e vërteta është se Alketa nuk i duron dot ngacmimet me sfond erotik edhe kur ato vijnë si pasojë e spektaklit. Ndoshta për shkak të xhelozisë, ajo i ruhet atyre. Ndërsa Endri bëri gjithçka për ta ngacmuar Alketën në këtë drejtim.

Më kot prezantuesja i ka marrë atij mikrofonin, Prifti nuk ndalej: "Kryesorja është, kur bën dashni, mos thuaj që s'më kujton mua". Kjo batutë, që shkaktoi shume ilaritet, e vuri edhe më shumë në vështirësi Alketën: "Duhet t'i merrni një përkthyes t'ia përkthejë mirë këngën se kam përshtypjen se nuk e ka kuptuar mirë tekstin", ka thënë ajo dhe ka vazhduar: "Këtu në programet e mia ka limite. Nuk mund të themi çfarë të duam dhe çfarë na vjen në mendje. Kështu që unë të sugjeroj të normalizohesh dhe të ulesh atje tani dhe pastaj takohemi prap këtu në skenë", ka thënë ajo.

Ka qenë pra linja e vazhdueshme e ngacmimit seksual dhe erotik që e ka bërë Alketën të shpërthejë dhe t'i përmendë të ftuarit të emisionit, ku ajo është producente, se ai është një pianec:

“Pi më shumë ujë dhe më pak alkool”, ka bërtitur ajo.

Por pse shpërtheu kështu drejtuesja e “Your face sounds familiar”. Thjeshtë sepse do të ruajë një profil të saj, apo se i trembet xhelozisë në çift?

Për t'i dhënë përgjigje kësaj dileme ka menduar revista Anabel, që ka kujtuar një sjellje të përsëritur të Alketës: “Kjo nuk është hera e parë që moderatorja përballet me një situatë të tillë. Për ironi të fatit, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në sezonin e parë të “Dancing with the stars”. Kur Arjan Çani, i cili ishte anëtar jurie i bëri një koment flirtues- televiziv, Alketa i tha se ishte e martuar dhe komente të tilla i pranonte vetëm nga bashkëshorti i saj”.

Kjo është pra arsyeja e vërtetë?

Vështirë të thuhet sepse edhe në faqen e saj online, Revistaclass.al, ku zakonisht u bëhet jehonë incidenteve të spektakleve të Alketës, për të shtuar zhurmën rreth tyre, këtë herë nuk ka pasur asnjë rresht për këtë. Me sa duket prezantuesja vërtet ka qenë në hall. /lapsi.al/

Të këshilluara

Surprizat e reja të shef Renatos

Renato Mekolli ka sjellë lajme të reja për të gjithë adhuruesit e gatimit nëpërmjet një fotoje të publikuar në...

17:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI