Flash

10 sekondat e tmerrit/ Si civilë pa uniformë arrestojnë protestuesit (VIDEO)

Protestuesit i qëlluan efektivët dhe deputetet me vezë ose domate dhe kërkuan arrestimin e kryeministrit Edi Rama

Lapsi.al 9 September 2026

Policia është treguar ekstremisht e ashpër madje edhe në  shkelje të ligjit për të mbrojtur deputetët që u krikthyen në parlament pas pushimeve të verës. Në një kohë që kryeministri Rama flet për empathi, dëgjim të protestuesve dhe dialog me qytetarët, bashibozukët e tij kanë arrestuar brutalisht manifestues që qëllonin me domate ose vezë. Ajo që bie në sy, është fakti se këtë herë kundër flamingove u panë në veprim njerëz civilë, që është e vështirë të dallohen nëse janë policë pa uniformë (e rjedhimisht edhe pa urdhër identifikimi) apo skalione të krimit të organizuar që sipas shembullit të Ergys Agasit i vinë në ndihmë trupave të shtetit (pamjet poshte).

Protesta e organizuar para fillimeve të punimeve të parlamentit tërhoqi edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Los Angeles Times” i ka kushtoi një artikull protestave duke theksuar se ato kanë tronditur Shqipërinë. Gazeta amerikane raportoi se protestuesit sfiduan kordonin policor dhe qëlluan me vezë dhe domate.

"Protestuesit organizuan marshimet pasi parlamenti rifilloi pas një pushimi veror dhe ndërsa demonstratat shënuan ditën e tyre të 101-të. Ata sfiduan një kordon policie në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, duke qëlluar oficerët me veshje kundër trazirave me vezë dhe domate".

Për to foli edhe gjermania BILD. Në Shqipëri ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë....Policia e pengoi turmën të martën në mbrëmje që të përparonte drejt parlamentit. Protestuesit i qëlluan efektivët me vezë dhe domate dhe kërkuan arrestimin e kryeministrit Edi Rama".

Rreth 20 protestuesit e rrëmbyer edhe nga civilë u lanë të lirë një ditë më pas. Këtë të mërkurë vetëm një prej tyre, Mustafa Veizi, u arrestua, pasi dyshohet se ka qëlluar me vezë drejt automjetit të deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi. Kjo e fundit dhe Iris Luarasi u bënë target të mërisë të protestuesve një ditë më parë.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI