Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

Lapsi.al 19 June 2026

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),101 deputetë nga legjislatura e kaluar do të jenë pjesë edhe e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës,  Nga 120 ulëset e Kuvendit, vetëm 9 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e institucionit ligjvënës. Pesë prej tyre vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa katër nga Lista Serbe, shkruajnë mediat në Kosovë. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 mandate.

Nga deputetët e legjislaturës së kaluar, 48 nga Vetëvendosje kanë arritur të rizgjidhen, 19 nga PDK-ja, 15 nga LDK-ja dhe 6 nga Aleanca. Për herë të parë në Kuvend nga radhët e Vetëvendosjes do të jenë Osman Musliu, Arton Konushevci, Armend Baloku, Krenare Çerkini dhe Valon Peci. Ndërkohë, Lista Serbe sjell katër emra të rinj në përfaqësimin parlamentar. Në Kuvend rikthehen edhe disa figura të njohura politike që nuk ishin pjesë e legjislaturës së fundit. Nga PDK-ja mandat kanë fituar sërish Jakup Nura, Altin Krasniqi dhe Rrustem Mustafa. Nga LDK-ja rikthehen Vjosa Osmani-Sadriu, Arben Gashi dhe Paris Guri, ndërsa nga Aleanca Ardian Gjini dhe Teuta Haxhiu. Në mesin e përfaqësuesve të komuniteteve rikthehen gjithashtu Fikrim Damka dhe Albert Kinolli.

Nga ana tjetër, 31 deputetë të legjislaturës së kaluar që kandiduan në zgjedhjet e 7 qershorit nuk arritën të sigurojnë një mandat të ri. Vetëvendosje ka numrin më të madh të deputetëve që mbetën jashtë Kuvendit, megjithëse një pjesë e tyre mund të rikthehen në rast se deputetët e zgjedhur emërohen ministra në qeverinë e ardhshme. Sa i përket votave individuale, Albin Kurti rezulton deputeti më i votuar në vend me mbi 324 mijë vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me mbi 264 mijë vota dhe Albulena Haxhiu me rreth 165 mijë vota.

Në PDK, më i votuari është Bedri Hamza me mbi 126 mijë vota, i ndjekur nga Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Në LDK, listën e kryeson Vjosa Osmani me mbi 92 mijë vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku dhe Doarsa Kica-Xhelili. Ndërsa në Aleancë, më i votuari është Ardian Gjini, i ndjekur nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj. Përbërja e re e Kuvendit pritet të nisë procedurat për konstituimin e institucioneve dhe formimin e qeverisë së re në javët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI