Flash

E FUNDIT/ Skuadra e Serie A kërkon De Biasin

Lapsi.al 6 December 2017
E FUNDIT/ Skuadra e Serie A kërkon De Biasin

Xhani de Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë dhe së fundmi edhe i Alaveshit në Spanjë është kontaktuar nga skuadra e Krotones në Seria A. Lajmin e japin mediat italiane sipas të cilave emri i De Biasit ka dalë pas dorëheqjes së trajnerit Davide Nicola. Vendimi i tij shkaktoi tronditje në Itali pasi ishte po ai që e ngjiti për herë të parë skuadrën në Serie A.

Ai dha dorëheqjen pas debatit me Presidentin, Gianni Vrenna, që hyri në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes pasi skuadra po humbiste 3-0 ndaj Udinezës të hënën. Sipas Sky Sport Italia, Krotone ka kontaktuar De Biazin që u shkarkua javën e kaluar nga skuadra e Alaveshit.

Po sipas të njëjtave burime De Biasi mbetet ende një kandidat për postin e kombëtares së Italisë, pas eksperiencës së fituar me Shqipërinë me të cilëns hkoi deri në europian. Kandidatët e tjerë për të marrë Krotonen janë Stefano Colantuono, Walter Zenga dhe Domenico Di Carlo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Bayern Munich hakmerret ndaj PSG-së

Bayern Munich mposht 3-1 PSG-në në “Allianz Arena”. Por ky nuk është lajmi i vetëm. Bavarezët janë hakmarrë për atë humbje 3-0 të ndeshjes së parë të zhvilluar ...

23:09

Vëllai i Ramës 'fillon' shkollën

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kursin për 'drejtorë sportivë'. Mes atyre që ndjekin këtë kurs bie në sy edhe Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit. Olsi Ra...

20:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI