Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Sherr Conte – Mourinho/ Palaço! Ke trukuar ndeshje!

Lapsi.al 6 January 2018
Sherr Conte – Mourinho/ Palaço! Ke trukuar ndeshje!

Mes Antonio Conte dhe Josè Mourinho është një luftë e vërtetë. Trajneri portugez i Manchester United i është përgjigjur ashpër një batute të italianit të Chelsea. “Unë palaço? Ndoshta ai vuan nga demenza senile” - tha Conte i pyetur për kritikat që kishte bërë Mou për mënyrën “pasionante” me të cilën ai feston golat te Chelsea.

Nuk ka munguar përgjigjja e “Special One” që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit. “Konferencën e ardhshme për shtyp duhet të më kërkojë falje. Pyetja i është bërë gabimisht dhe ai ka pasur një reagim jashtë kontrollit. Nuk e kam akuzuar se është një palaço, pasi po flisja për veten time duke thënë se “nuk duhet të sillem si palaço për të treguar pasionin tim”.

Nuk kam nevojë për Conte-n që të më kujtojë se në të kaluarën kam bërë gabime dhe do të bëj të tjerë edhe në të ardhmen. Një gjë ama është e sigurt. Nuk do të ndodhë që unë të skualifikohem për trukim ndeshjesh” – thotë Mourinho duke sulmuar Conte-n. Ai i referohet një skualifikimi prej 4 muajsh të Contes në vitin 2012 për ndeshjen Albinoleffe-Siena 1-0 të Serie B të sezonit 2010 - 2011./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI