Flash

Gruaja gjen burrin e moshuar të mbytur në kanal tre ditë pasi ishte larguar nga banesa

Lapsi.al 22 March 2018
Gruaja gjen burrin e moshuar të mbytur në kanal tre ditë pasi

Një i moshuar i larguar prej disa ditësh nga banesa është gjetur pasditen e djeshme i mbytur. Sipas të dhënave zyrtare, ditën e djeshme salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga shtetasja F.S, 64 vjeçe, banuese në Bulqize, se në vendin e quajtur “Gurët e Skëndërbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V.S, 80 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë kqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Shtetasi V.S, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për “Largim nga Banesa”, pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasja F.S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V.S., është larguar nga banesa me datë 17.03.2018 dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI