Flash

Ratifikimi i demarkacionit, vjen reagimi i kryeministrit malazez

Lapsi.al 22 March 2018
Ratifikimi i demarkacionit, vjen reagimi i kryeministrit malazez

Kryeministri malazez, Duško Markoviç, përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit Shtetëror, demarkacionit, midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Markoviç u shpreh se ratifikimi i marrëveshjes së kufirit është një lajm i mirë për marrëdhëniet dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Ne përgëzojmë shumicën parlamentare në Kosovë. Ky është një konfirmim i aftësisë sonë për të zgjidhur shqetësimet e rëndësishme rajonale nga vetja, pa kërkuar ndërmjetësim. Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit. Me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova përmbush një nga kushtet kyçe për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë se së shpejti do të bëhet një realitet për të mirën e qytetarëve të Kosovës, siç ka qenë për qytetarët e Malit të Zi dhe të vendeve të tjera të rajonit", shkroi Markoviç në Twitter.

Ai theksoi se Qeveria e Malit të Zi, është e kënaqur që ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke promovuar bashkëpunimin tradicional të mirë me Kosovën, shkruan Telegrafi.

“Ne jemi të kënaqur që Qeveria e Malit të Zi ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes promovimit të bashkëpunimit tradicional të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës, në frymën e vlerave evropiane dhe strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor që Mali i Zi , si një lojtar përgjegjës rajonal dhe anëtar i NATO-s, është duke u zhvilluar”, shkroi Markoviç në Twitter.

Të këshilluara

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fit...

18:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI