Flash

Arrestohet në Berat një person me rrezikshmëri të lartë, nis hetimi për pasurinë e tij (Emri)

Lapsi.al 24 March 2018
Arrestohet në Berat një person me rrezikshmëri të

Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale në Berat. Ai quhet Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim të këtij qytetit. Arrestimi i këtij personi u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative

"Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr.4137 datë 25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale, "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë," thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një n...

11:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI