Flash

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Lapsi.al 24 March 2018
Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një natë më e shkurtër dhe një ditë më të gjatë. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Europë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë cështje. Eurodeputetët kanë propozuar heqjen e orës dimërore, me argumentin se përfitimet nga dita më e gjatë janë më të mëdha për qytetarët.

Por përpara se të shkojnë në votim, Paralamenti Europian vendosi që të kryhet një studim shkencor mbi efektet negative ose pozitive të ndryshimit të orës dhe vetëm pas gjetjeve mund të shkohet drejt një ore të unifikuar në të githë Europën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI