Flash

“Erdhën 10 minuta dhe ikën!”, deputeti i Shkodrës tregon takimin me ministrat në fshatrat e përmbytur

Lapsi.al 24 March 2018
“Erdhën 10 minuta dhe ikën!”, deputeti i Shkodrës

Gjatë vizitës që Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati bënë në fshatrat e përmbytur të Shkodrës u takuan edhe me deputetin e PD, Romeo Gurakuqi. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Gurakuqi vlerësoi ndihmën që ushtria dha për banorët e zonave të përmbytura, por në një intervistë për Oraneës, deputeti tregoi më shumë.

“Ishte hera e parë që i shihja në terren, dmth ne deputetët kemi qenë gjithë kohën në terren. I takuam krejt rastësisht dhe i shprehëm shqetësimin e komuniteteve të përmbytura. Dmth qeveria nuk e ka njohur këtë realitet.

Është dashur të paktën prej dy javësh të shpallej gjendja e emergjencës së pjesshme civile për ta njohur realitetin. Por qeveria nuk e ka parë, ata sa erdhën aty qëndruan 10 minuta dhe u kthyen. Nuk hynë as në zonën më të përmbytur të Dajçit, që fillon nga kthesa e Dajçit në rrugën Shkodër-Velipojë, ajo ishte pjësa më e dëmtuar, janë sipërfaqe të tëra” tha Gurakuqi, që përsëriti edhe njëherë kërkesën e opozitës, që qeveria të shpallë gjendjen e emërgjencës për përmbytjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI