Flash

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Lapsi.al 25 March 2018
Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në lumin Shkumbin.

Nga raportimet e para mendohet që viktima, një 56-vjeçar, është mbytur. Viktima dyshohet të jetë shtetasi Ali Tota, i cili punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit.

Që të shtunën, rreth orës 16.00, ai ka humbur kontaktet me familjarët.

Sipas denoncimit të tyre, Ali Tota ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në rrethana të paqarta rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht familjarët e 56-vjeçarit dyshonin për mbytje aksidentale të tij në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për të shkuar në shtëpinë e tij.

Të këshilluara

Durrësi sot dhe nesër pa ujë të pijshëm

Ujësjellës Kanalizime në Durrës njoftoi qytetarët se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me...

11:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI