Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Vrau shqiptarin për një femër, ekstradohet në Itali 22-vjeçari

Lapsi.al 25 March 2018
Vrau shqiptarin për një femër, ekstradohet në Itali

Gjykata e Tiranës u ka dhënë përgjigje pozitive autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekstraduar në këtë vend një 22 vjeçar nga Shkodra. Alfred Rrasa do të vendoset në dispozicion të palës italiane, pasi dyshohet të jetë një nga autorët vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Cuneo, Itali. Rrasa u arrestua në janar 2018 në aeroportin e Rinasit, në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Cuneso për akuzën e “vrasjes”, “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit që lejon ekstradimin e 22 vjeçarit, ku zbardhet dinamika e krimit, referuar akteve hetimore të përcjella nga pala italiane. Sipas hetuese të vendit fqinj, në orën 04:15 të 26 korrikut 2017, në vendin e quajtur Cavallermagiore brenda një automjeti tip “BMW X3” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Andrea Lucaj. Viktima ishte në vendin e drejtuesit të mjetit, ndërsa në vendin e pasagjerit ishte Florian Kroni, i plagosur.

Nga marrja në pyetje e tij, si edhe analizimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes ka rezultuar se atentati është kryer nga të paktën 3 autorë. Njëri prej tyre ka shërbyer i karrem. Pasi automjeti ka qëndruar pranë tij, dy persona të tjerë kanë hapur dyer e pasme të makinës dhe kanë filluar që qëllojnë me armë zjarri.

Hetimi ka zbuluar se viktima Lucaj dhe i arrestuari Rrasa kishin njohje me njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes ata ishin konfliktuar, pas pretendimeve se Rrasa kishte folur keq për një vajzë. Takimi mes tyre ishte paraprirë nga një telefonatë e tensionuar mes të dyve, që sipas një dëshmitari ishte mbyllur me fjalët “do shihemi për t’u sqaruar”. Alfred Rrasa rezulton të jetë dënuar dy herë me burg nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2015 për akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe “drejtimit të parregullt të mjetit”, dënime që i ka vuajtur.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në lumin Shkumbin. Nga raportimet e para mendohet që viktima, një 56-vjeçar, është mbytu...

13:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI