Flash

Hetimet për 613 kilogramë kokainë do të kryhen nga Prokuroria e Durrësit

Lapsi.al 27 March 2018
Hetimet për 613 kilogramë kokainë do të kryhen nga

Hetimet për kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Maminas do të kryhen nga Prokuroria e Durrësit. Krimet e Rënda kanë vendosur t’ia delegojnë akuzës së qytetit bregdetar duke shpallur moskompetencë, pasi deri tani nuk janë gjetur prova se pas kësaj ngarkesë qëndron një grup i strukturuar kriminal.

Për sasinë më të madhe të kokainës kapur ndonjëherë në vendin tonë janë arrestuar shoferi Armando Pezaku që e transportoi nga porti në Maminas dhe Donald Lushaj menaxher i kompanisë “Arbri Garden”, e cila kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia. Në kërkim për këtë hetim është shpallur Arbër Çekaj pronar i firmës . Të tre këta persona akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Me ndryshimet e reja në ligj kjo vepër penale nuk do të hetohet më nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nga prokuroritë e rretheve aty ku kryhet vepra penale. Duke qenë se deri tani nuk janë gjetur fakte që e çojnë prokurorinë se kemi të bëjmë më një organizatë kriminale dosje i dërgohet Durrësit.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë Krimeve të Rënda u hiqen kompetenca për rreth 200 dosje të cilat i kanë nën hetim. Kryesisht janë ato të trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, ngarkesa të cilat kapen kryesisht në qytetet kufitare si Durrës, Korçë dhe Shkodër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI