Flash

Policia sekuestron 160 kg kanabis në Lezhë, në pranga 6 persona

Lapsi.al 27 March 2018
Policia sekuestron 160 kg kanabis në Lezhë, në pranga 6 persona

Policia e Lezhës ka sekuestruar ditën e sotme 160 kg kanabis sativa, duke vënë në pranga edhe 6 persona. Blutë e Lezhës bën me dije se duke u nisur nga informacione të marra në rrugë operative se në fshatin Balldren në banesën e Nikolin Marpalaj, kishte sasi të madhe droge është organizuar operacioni policor.

Në pranga janë vënë  Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë, Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër, Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër, Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë, Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër, Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë. Personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur sasinë prej 160 kg kanabis sativa.

Po ashtu, atyre u është sekuestruar edhe një armë gjahu, dy peshore elektronike, 12 telefona celularë të markave të ndryshme, një automjet  tip "Golf 4" në pronësi të Kristian Pepaj,  një automjet tip "Mercedes Benz" në pronësi të Erjon Ndoci.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI