Flash

Lista Serbe braktis qeverinë e Kosovës/ A do të ketë zgjedhje?

Lapsi.al 27 March 2018
Lista Serbe braktis qeverinë e Kosovës/ A do të ketë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi nga Beogradi se nuk do të jenë pjesë e qeverisë Haradinaj. Deklaratat i bëri pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.

“Jemi dëshmitar që pas ngjarjeve të djeshme të Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tonë. Dje kam thënë se arsyeja për sulmin e policisë në veri ishte e kot. Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, ka thënë ai.

Pas kësaj lëvizjeje, koalicioni qeverisës nuk ka më shumicën dhe mbetet me Partinë Demokratike të Kosovës, AAK, NISMA për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe 6 plus.

Në Prishtinë ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar. Haradinaj ka mbledhur Këshillin e Sigurisë dhe pritet të dalë me një qëndrim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI