Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Vizita e Tsiprasit në Tiranë në axhendë, por ende pa datë të fiksuar

Lapsi.al 27 March 2018
Vizita e Tsiprasit në Tiranë në axhendë, por ende pa

Burime pranë qeverisë greke refuzuan të komentojnë publikimet në shtypin shqiptar, sipas të cilave kryeministri Tsipras e ka anuluar vizitën në Tiranë. Sipas Ora News, këto burimet kanë thënë se përgjigjia pozitive e Aleksis Tsiprasit ndaj ftesës që i drejtoi në janar kryeministri Rama gjatë samitit të Davosit mbetet në fuqi dhe data e realizimit do të përcaktohet në rrugë diplomatike.

Në fakt, ka qenë një deklaratë e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se vizita e shefit të tij në Shqipëri do të mund të realizohej para Pashkëve ortodokse që janë më 8 prill. Por kjo deklaratë ishte bërë në fund të muajit janar, para se presidenti shqiptar Ilir Meta të refuzonte dhënien e plotfuqishmërisë për negociatat Tiranë-Athinë.

Supozohej se Tsipras e Rama do të takoheshin pikërisht për të “festuar” nënshkrimin e marrëveshjes paketë për problemet e nxehta midis të dy vendeve. Mirëpo vonesa në fillimin e negociatave, duket se e zhvendosi afatin kohor që kishte deklaruar Ministri i Jashtëm grek, pra fillim prillin.

Por sipas analistëve grekë me të cilët komunikoi Ora News, ka dhe një arsye tjetër, më të fuqishme që mund ta shtyjnë për më vonë vizitën e Kryeministrit grek në Shqipëri. Dhe kjo situatë lidhet me situatën tejet të acaruar në raportet midis Athinës dhe Ankarasë që është tensionuar edhe më shumë javët e fundit pas arrestimit dhe mbajtjes në burgjet turke të dy ushtarakëve grekë që kishin kaluar kufirin.

Sipas analistëve, situata me Turqinë është kaq e vështirë saqë nuk përjashtohet të pezullohen përkohësisht apo të shtyhen për më vonë, edhe negociatat që Athina po zhvillon me Shkupin për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI