Flash

Taksa në Rrugën e Kombit, Berisha: Rama duhet të ishte konsultuar me Kosovën

Lapsi.al 27 March 2018
Taksa në Rrugën e Kombit, Berisha: Rama duhet të ishte konsultuar

Ish Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama, duke deklaruar se ai është sjellë si një hipokrit me Kosovën dhe shqiptarët, pasi ka vendosur një taksë që është 8 herë më e lartë sesa ajo që Zvicra ka vënë për rrugët e veta.

Në një intervistë për Fax News, Berisha u shpreh se është e turpshme që kryeministri që kërkonte një President të përbashkët me Kosovën, nuk merr as mundimin që t’i pyesë ata në lidhje me vënien e një takse në Rrugën e Kombit.

Berisha: Më shkruante një qytetar kosovar nga zvicra: Doktor, kjo që ka bërë Edi Rama për qytetarin e Kosovës do të thotë 4.1 pëqind të rrogës. Në Zvicër paguajnë shumë më tepër taksë rruge por në krahasim me rrogën, është përqindje shumë më e vogël.

Edi Rama i ka vënë çmim rrugës 8 herë më të lartë se dhe republika helvetike që ka qytetarët më zengjinë të botës.

A duhej konsulutar kjo takse me Kosoven?

Berisha: Detyrimisht duhej të ishte konsultuar. Ajo s'mund të vendosej pa një dakortësi me autoritetet e kosovës, nuk ka nevojë të bësh hipokritin dhe të shkosh të thuash të zgjedhim një president të përbashkët. Kosova ka nevojë të parë një rrugë të përbashkët mes ne!

Shumë investitorë do të kërkojnë rrugë të tjera ku nuk do të gjobiten, ashtu siç do të gjobiten në Rrugën e Kombit.”-tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI